Vazhdon situata alarmante në Premierligë, 72 raste të reja me COVID-19

Vazhdon situata alarmante në Premierligë, 72 raste të reja me COVID-19

Premierliga po vazhdon të ballafaqohet me krizën e shkaktuar nga vala e re e koronavirusit, ndërsa nuk ka javë që nuk shtyhet një ndeshje për shkak të saj.

Varianti i Omicron po përhapet me të madhe dhe ekziston rreziku që kampionati i futbollit të dëmtohet në përmasa të mëdha.

Sipas njoftimit të fundit, Premierliga numëron 72 raste të reja pozitive me COVID-19.

Kjo shifër rezulton nga 12973 testime të kryera, mes datave 3 dhe 9 janarit.

Testimeve u janë nënshtruar lojtarët dhe pjesëtarët e klubeve.

Kjo është java e dytë radhazi që shënohet rritje në numrin e rasteve të reja.

Related Articles