Në tregjet globale, çmimi i naftës dhe derivateve të saj ka rënë në pikën më të ulët në tri javët e fundit.
Derisa, bankat qendrore janë duke vazhduar që t’i ulin normat e interesit, çka ul rritjen ekonomike dhe për pasojë ulet kërkesa për naftë.
Çmimi për barrel në tregun londinez ra 7.8 përqind, ose 79.94 dollarë, derisa në tregun amerikan rënia ishte 7.9 përqind, apo, 73.39 dollarë, raporton Hina.
Çmimet kanë rënë për javën e dytë me radhë, derisa tregtarët brengosen për ngadalësimin e rritjes në ekonomitë perëndimore për shkak të rritjes së normave të interesit si masë për ta luftuar inflacionin.