“Jam i bindur se Manchester City ka mashtruar”

“Jam i bindur se Manchester City ka mashtruar”

Ish-kryehetuesi i UEFA-s, Yves Leterme ka mbështetur akuzat e Ligës Premier ndaj Manchester Cityt me më shumë se 100 shkelje të rregullave të ligës.

Elita e futbollit anglez njoftoi të hënën se ata kishin akuzuar kampionët aktual për shkelje gjatë 14 viteve të fundit. Shumë nga shkeljet lidhen me financat, me Cityn tani në rrezik të ndëshkimit, zbritjeve të pikëve dhe madje edhe përjashtimit nga kampionati nëse shpallen fajtorë.

Kjo vjen tre vjet pasi UEFA e suspendoi Cityn nga garat evropiane për shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar. Ky ndalim u hoq më vonë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), duke lënë të zhgënjyer hetuesit e udhëhequr nga Yves Leterme.

Por, akuzat e ngritura nga Liga Premier nuk do të jenë nën mbikëqyrjen e CAS, me një komision të pavarur që do vendosë dënimin. Dhe Leterme beson se fakti që City nuk mund të apelojë në CAS e bën rastin e Ligës Premier shumë më të fortë.

“Kjo do ta bënte këtë çështje më të fortë. Dhe pastaj ka një element tjetër: fushëveprimi i ankesës tani është më i gjerë se ai në UEFA. Si në kohë ashtu edhe në thelb”, ka deklaruar Leterme Sporzas kur u tha se City nuk do të ishte në gjendje të apelonte në CAS.

“Liga Premier nuk duhet t’u përmbahet të njëjtave periudha kufizimesh të rrepta si ne. Kemi hasur në një periudhë pesëvjeçare, që do të thoshte se nuk mund të përdornim elementë të rëndësishëm”.

“Ka munguar totalisht një rrjedhë transparente e informacionit financiar. Me një grubull avokatësh që bënë gjithçka për të kundërshtuar punën e auditorëve tanë. Përveç kësaj, rezultoi se paratë nga sponsorizimi ishin paguar nga pronari”.

“Më në fund, kishte edhe paqartësitë rreth kontratave. Megjithatë, falë emaileve dhe deklaratave bankare, ne kishim prova të forta. Jam i bindur se është bërë mashtrim nga Manchester City”.

“Problemi, megjithatë, ishte se vendimi i UEFA-s mund të kundërshtohej me një komitet arbitrazhi, i cili nuk i përket gjyqësorit të vërtetë”, ka vazhduar ai.

City ka këmbëngulur se ka mbetur i befasuar nga publikimi i akuzave nga Liga Premier. Mirëpo, ata e kanë mirëpritur lajmin që një komision tani do të marrë përsipër hetimin pasi këmbëngulin se çështja mund të përfundojë një herë e mirë. 

Related Articles