Në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndeti Publik edhe gjatë së martës ka vazhduar testimi për Covid-19.
Edhe pse ditë pushimi janë parë qytetarë të interesuar për të kryer testimin.
Përderisa gjatë 24 orëve të fundi janë testuar gjithsej 2 052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 101 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 105,636 raste nga 541,762 persona të dyshimtë në virusin COVID-19 dhe 2,187 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 95,466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,983.