Një laborator privat i certifikuar do jetë ai që do japë një përgjigje përfundimtare për mostrat e mbledhura në pishinën ku një javë më parë u gjetën të pajetë trupat e 4 turistëve rusë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se për kryerjen e analizave e provave të mbledhura në vendngjarje po merret një laborator në vendin tonë, që është edhe i certifikuar.
Pas marrjes së përgjigjeve nga ky laborator, atëherë hetuesit pritet që të dalin edhe ne një konkluzion se cili ishte shkaku që i mori jetën 4 turistëve rusë.
Rreth dy javë më parë, katër turistë rusë, dy burra dhe 2 gra janë gjetur të pajetë pranë pishinës në një hotel në zonën e Qerretit, Kavajë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi edhe ambasada ruse në Tiranë. Përmes një njoftimi të shpërndarë edhe në faqen e Facebook të ambasadës kërkohej nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Enigma.