Vdekja e 56 vjeçarit nga Lipjani, policia interviston personelin mjekësor dhe dëshmitarët

Vdekja e 56 vjeçarit nga Lipjani, policia interviston personelin mjekësor dhe dëshmitarët

Një 56 vjeçar nga Lipjani ka ndërruar jetë të shtunën e 5 janarit në QKUK, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Ai ishte sjellë nga QKMF në Lipjan në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast, ku dyshohet se viktima ndërroi jetë si pasojë e neglizhencës nga ana e mjekëve.

“Nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili është sjell nga qendra e mjekësisë familjare në Lipjan ka ndërruar jetë. Njësitet e hetuesisë kanë intervistuar dëshmitarët dhe personelin mjekësorë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Në media është raportuar se viktima me dhimbje në gjoks kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Lipjan, por aty nuk kishte marrë tretmanin e duhur, pasi mjeku nuk i kishte kryer ekzaminimin EKG.

Ndërsa pas raportimit të rastit në media, drejtori komunal i Shëndetësisë në Lipjan, ka suspenduar nga puna mjekun e përgjithshëm Faruk Gashi, pasi i njëjti duke neglizhuar punën e ka kthyer prapa një pacient dhe nuk ia ka bërë ekzaminimin EKG duke e gënjyer se aparati është jashtë funksionit./Gazeta Enigma/

Related Articles