Edhe pak muaj bëhen një vjet nga vdekja e aktorit të njohur të serialit “Friends”, Matthew Perry.
Për vdekjën e tij të papritur është shkruar dhe raportuar shumë derisa janë hedhur edhe shumë akuza.
Së fundmi Gjykata Federale në Los Anxhelos i ka hequr licensën njërit prej dy mjekëve të cilët janë të përfshirë në mënyrë indikete në vdekjën e aktorit.
Lisenca iu hoq doktorit Mark Chavez, pasi u akuzua për dhënie të ketaminës ndaj aktorit që ndërroi jetë nga mbidoza.
Ai pritet të deklarohet fajtor për furnizimin me ketaminë kundërligjshëm.
Ndërsa mjeku tjetër, Salvador Placencia, akuzohet se ka blerë ketaminë nga Chavez për t’ia shitur me një çmim shumë më të lartë Matthew Perry.
Gjyqi për ta është caktuar në tetor të këtij viti. /Gazeta Enigma