Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Xheladin Kurbaliu’ në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është një burrë i moshës së shtyrë.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar se trupi i pa jetë është i një mashkulli në moshë të shtyer”, tha Borovci.
Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.