Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur sot në Shqipëri. Një 82-vjeçar ka vdekur në një shtëpi private për të moshuarit në Tiranë.
Ai dyshohet se është goditur nga shoku i dhomës disa herë me bastun të hekurit, gjatë mëngjesit të sotëm.
Për këtë arsye me pranga në duar ka përfunduar një 78 vjeçar, njofton A2CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Vdes 82 vjeçari, u godit nga shoku i dhomës në një shtëpi për të moshuar në Tiranë
