Pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Emine Salihu.
Gjyqtarja Salihu ka mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.
“Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu. Do të kujtojmë gjithmonë si punëtore e madhe, e ndershme, e sinqert dhe kolege e shkëlqyeshme. Prehu në paqe, Emine”, thuhet në telegram ngushëllimin e Gjykatës.
/Gazeta Enigma/