Vdes gruaja shtatzënë së bashku me fëmijën në QKUK, burri akuzon mjekët

Një grua shtatzënë nga qyteti i Shtimes ka humbur jetën së bashku me fëmijën e saj, derisa ishte duke u trajtuar në QKUK, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Ndërsa në raportin 24 orësh të policisë theksohet se ankuesi mashkull ka raportuar se për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, apo mos kujdesit bashkëshortja e tij dhe fëmija kanë ndërruar jetë.

Sipas raportit të Policisë, rasti është në procedurë hetimore.

“TRAJTIM I PANDËRGJEGJËSHËM MJEKËSOR”

Shtime 17-21.12.2021 – NN. Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me e fëmijën e saj kishte ndërruar jetë. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Enigma/

Related Articles