Vdes ish-kryetari i komunës së Lipjanit

Vdes ish-kryetari i komunës së Lipjanit

Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari.

Lajmi është bërë i ditur nga komuna, e cila ka ngushëlluar familjen për ndarjen nga jeta të Jasharit.

“Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, ngushëllon familjen Jashari për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ismajl Jasharit, i cili gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i Komunës së Lipjanit, në periudhën para luftës, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në udhëheqjen dhe zhvillimin e komunës”.

Komuna e Lipjanit tha se puna dhe përkushtimi i tij në drejtimin e komunës do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës institucionale, duke reflektuar rolin e tij në përfaqësimin e interesave të qytetarëve, forcimin e administratës komunale dhe ndërtimin e bazave për zhvillim institucional dhe shoqëror.

“Kontributi i tij si ish-kryetar do të vlerësohet gjithmonë si pjesë e rrugëtimit dhe ndërtimit të institucioneve tona lokale. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të”, thuhet në shkrimin e komunës

Related Articles