Vdes motoristi 19-vjeçar, pas një aksidenti në garë

Vdes motoristi 19-vjeçar, pas një aksidenti në garë

Motoristi zviceran i Moto3, Jason Dupasquier ka vdekur pas plagëve të marra në një aksident gjatë garës kualifikuese në Itali, e cila u zhvillua gjatë ditës së premte, raporton Gazeta Enigma.

Dupasquier, 19 vjeç, u godit nga një motoçikletë tjetër pasi ra dhe rrëshqiti përgjatë pistës në Qarkun Mugello.

Ai u dërgua me urgjencë pastaj në spitalin e Florencës, megjithatë nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Dupasquier pati paraqitje fantastike këtë edicion dhe ishte një yll që premtonte shumë në këtë sport./Gazeta Enigma/

Related Articles