Është ndarë nga jeta Kimete Fazliu-Podvorica, motra e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj në rrjetet sociale.
“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer njoftojmë familjarët, miqtë, shokët dhe të gjithë dashamirët se ka ndërruar jetë, motra jonë e dashur, Kimete Fazliu – Podvorica”, thuhet në njoftim.
“Motra Kimete, ishte një grua punëtore, e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurve të saj. Ajo la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”.
Ata thanë se Fazliu-Podvorica vdiq në Gjermani pas një sëmundjeje të rëndë, teksa për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të vijnë njoftime.
