Vdes mulla Behluli, një prej hoxhallarëve më të njohur në Prizren

Vdes mulla Behluli, një prej hoxhallarëve më të njohur në Prizren

Ka vdekur mëngjesin e sotëm Mulla Behlul Hoxha nga Prizreni.

Lajmin për vdekjen e tij e transmetoi asamblisti i Komunës së Prizrenit, Petrit Hoxhaj

Hoxhaj ka thënë varrimi i Mulla Behlulit bëhet sot nga ora 15:30.

Asamblisti e ka përshkruar Mulla Behlulin si njeri që gjithë jetën ia dedikoi popullit, xhamisë, fesë e atdheut.

Njoftimi i plotë:

Mulla Behluli, ndërroi jetë!

(22.06.1964 – 09.11.2022)

Shumë u mërzita për hoxhën e dashur, Mullah Behlul ef. Hoxha nga Prizreni. Krejt ymrin ia dedikoi popullit, xhamisë, fesë e atdheut.

Prej vitit 1984 e deri në fund të jetës shërbeu imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Vlashne, Prizren.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”

I dashur hoxhë, Allahu të mëshiroftë me xhennet firdeës, në shoqëri me pejgamberët e Zotit, shehidët dhe të sinqertët!

Varrimi bëhet sot më datë 9 nëntor 2022, në ora 15:30, na varrezat e Prizrenit, atje falet edhe namazi i xhenazës.

Ngushëllime familjes, xhematit, kolegëve dhe mbarë shoqërisë për këtë humbje.

Related Articles