Tashmë në ditën kur Kosova po shënon 17-vjetorin e Pavarësisë së saj, një lajm i hidhur ka ardhur për komunitetin e futbollit.
Në moshë të re ka ndërruar jetë referi, Rilind Berisha.
Për këtë, Federata e Futbollit të Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjes e tashmë të ndjerit.
“Ikja e hershme nga kjo botë e një personaliteti të përkushtuar ndaj futbollit, siç ishte Rilindi, ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë. Ju si familje duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni atë përherë me krenari. Rilindi ishte një futbollist i përkushtuar, por edhe një gjyqtar premtues, i cili dha kontribut të çmuar në ndarjen e drejtësisë në Ligën e Dytë. Me disiplinën, pasionin dhe ndershmërinë e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme dhe do të kujtohet gjithmonë si një djalosh shembullor”, thuhet në telegramin e nisur nga FFK-ja. /Gazeta Enigma