Vdes në QKUK këmbësori i aksidentuar në rrugën Podujevë-Prishtinë, shoferi i automjetit dërgohet në mbajtje

Vdes në QKUK këmbësori i aksidentuar në rrugën Podujevë-Prishtinë, shoferi i automjetit dërgohet në mbajtje

Një person ka vdekur në QKUK, pas aksidentit në rrugën Podujevë-Prishtinë më 24 gusht, ku ishte përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se këmbësori ka vdekur.

“Sot, rreth orës 10:00, nga QKUK,  kemi pranuar informatën se këmbësori, i cili ishte lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur mbrëmë në rrugën Podujevë–Prishtinë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.

Ndërsa, shoferi i makinës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Angazhimi menjëherë pas aksidentit dhe hetimet  intenzive të Hetuesve të  Njësitit të trafikut Rajonal,  kanë rezultuar me  identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar   (ngasësit të automjetit), i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim rë prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Ahmeti. 

Related Articles