Vdes në Spitalin e Turqisë pronari i restaurantit ku kishte ndodhur shpërthimi në Ferizaj

Vdes në Spitalin e Turqisë pronari i restaurantit ku kishte ndodhur shpërthimi në Ferizaj

Ka ndërruar jetë pronari i restaurantit “Steak House”, në Ferizaj, Genc Sopa, në spitalin e Turqisë, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.

Sopa kishte marrë plagë të rënda pas shpërthimit të bombolës së gazit që ndodhi në janar të këtij viti. Shpërthimi kishte ndodhur në restorantin “Steakhouse’ në lagjen ‘Village’, derisa 42 persona ishin plagosur kurse 11 ishin në gjendje më të rëndë.

TELEGRAM NGUSHËLLIMIMe dhembje të madhe, mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të pronarit të restaurantit "…Posted by Agim Aliu on Thursday, June 10, 2021

Related Articles