Ka vdekur një 15 vjeçar pas një aksidenti të rëndë trafiku në Durrës.
Nga ky aksident, ka mbetur i lënduar edhe një 13 vjeçar.
“Fillimisht u raportua se një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një motor me drejtues shtetasin S. K. Si pasojë e përplasjes humbi jetën pasagjeri që ndodhej në motor shtetasi F. K., 15 vjeç, ndërsa u plagos i mituri tjetër D. H. 13 vjeç”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se viktima transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. /Gazeta Enigma/.