Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të martën në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku shtetasi K. F., duke drejtuar kamionin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë, shkruan Euronews.al.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.