Vdes një kosovar në plazhin e Ulqinit, dyshohet se ambulanca u vonua 1 orë

Vdes një kosovar në plazhin e Ulqinit, dyshohet se ambulanca u vonua 1 orë

Një i moshuar nga Kosova ka humbur jetën sot rreth orës 16:30, në një plazh në Ulqin.

Qytetarë që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se i moshuari është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë.

Sipas tyre, viktima ka ndërruar jetë në plazh, ndërsa pretendohet se autoambulanca ka mbërritur me vonesë prej më shumë se një ore.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se viktima është Y. Gashi nga Prishtina.

Pas vonesës së ekipit të ndihmës së shpejtë, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës në drejtim të hotelit.

Shkaqet që çuan në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të viktimës dhe vdekjen e tij mbeten ende të paqarta.

Related Articles