Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në fshatin Kijevë të Malishevës të shtunën mbrëma, pasi është goditur nga vetura.
Është arrestuar shoferi i veturës, pasi dyshohet se ai nuk ka përshtatur shpejtësinë e veturës dhe ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar lëndime fatale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të shtunën.
“Fsh. Kjevë, Malishevë 19.02.2022 – 21:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë godet këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se si pasoj e lëndimeve të marra trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.