Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në autostradën Suharekë-Prizren.
Lajmin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se në aksident janë përfshirë një person dhe një automjet.
“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, raportohet se është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person (këmbesor) janë përfshirë në këtë aksident”, u shpreh ai.
Tutje, Hoxha bëri të ditur se njësitet kompetente kanë dal në vendin e ngjarjes për të kryer hetime./Gazeta Enigma/