Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Pejë.
Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Në vendin e ngjarjes thuhet se është sekuestruar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Enigma