Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur dje në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”, raporton Gazeta “Enigma”
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Mic Sokoli, Gjakovë 29.06.2021 ─ 01:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal Gjakovë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Gazeta Enigma.