Vdes një person pas një aksidenti trafiku në Leposaviq

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti trafiku në fshatin Dren të Leposaviqit.



Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasoj, viktima mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa vozitësi i dyshuar mashkull kosovar është dërguar në Spital për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje, në raport thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari do të dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve. /Gazeta Enigma/.

Related Articles