Vdes një punëtor si pasojë e shembjes së dheut në Veternik

Vdes një punëtor si pasojë e shembjes së dheut në Veternik

Një punëtor ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut ne Veternik të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra.

Ai bëri të ditur se zjarrëfikësit kanë arritur ta shpëtojnë personin e parë, i cili kishte qenë i mbuluar nga dheu deri te gjysma e trupit, ndërsa personi i dytë është dashur të gjurmohet për t’u gjetur.

“Forcat e zjarrfikësve kanë marrë lajmin në orën 12:10, që në Veternik, ish rruga e Shkupit se ka rrëshqitje te dheut, kanë vrejtë një person i kapluar nga dheu deri te gjysma e trupit dhe personin e parë e kanë nxjerr brenda pak kohe. Mund të jetë vetëm i lënduar, ndërsa personin e dytë është dashur të gjurmohet diku rreth orës 14:40 minuta është nxjerr personi i dytë ku ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Shkodra.

Raportohet se vendi ku është shembur dheu ishte një vendpunishte. 

Related Articles