Vdes pasi bie nga minarja e xhamisë në Tetovë

Vdes pasi bie nga minarja e xhamisë në Tetovë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Kallnik të Tetovës, ku një nga aktivistët për ndërtimin e xhamisë së re të këtij fshati, Haxhi Xhema, ka rënë aksidentalisht nga minarja në ndërtim e sipër të xhamisë.

Tetova News raporton se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas lutjeve të drekës në varrezat e fshatit Kallnik.

Njoftimi për ndarjen e tij nga jeta është publikuar edhe në Facebook.

“Nuk dite t’ndalesh deri nmomentet e fundit për ndërtimin e kësaj Bukuroshe,vullneti yt ishte i pakompromistë Haxhi-Xhema (BACI) ALLAHU tgradoft me XHennet për veprat e tua Humane ishe BABA-VËLLA-SHOKË të gjitha në nji kohë,do të kujtojmë dhe lutemi për ju i DASHUR”, shkruan një familjar i të ndjerit.

Related Articles