Vdes shoferi pasi kamioni u rrokullis në autostradën “Arbën Xhaferi”

Vdes shoferi pasi kamioni u rrokullis në autostradën “Arbën Xhaferi”

Shoferi I një kamioni ka mbetur i vdekur pas një vetaksidenti në Autostradën “Arbën Xhaferi”, sot rreth orës 15:40, shkruan Gazeta Enigma.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka treguar se ekipi mjekësor ka konstatuar se shoferi i kamionit ishte pa shenja jete.

“Në ora 15:40, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete. Policia, prokurori dhe njësi tjera kanë dalë në vend-ngjarje për t’u marrë me procedurat dhe ekzaminimet  në vend-ngjarjen e aksidentit”, ka thënë Bajram Krasniqi për Gazetën Enigma./GazetaEnigma/

Related Articles