Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur specialistja e Mjekësisë Familjare e cila ishte në pension, Lumnije Shala, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Odës së Mjekëve, Shala ka lindur në Mitrovicë në vitin 1954 ndërsa kishte kryer studimet në degën për mjekësi familjare.
“Ishte mjeke me vlera të larta humane, profesioniste e dalluar dhe e përkushtuar, gjithashtu kolege e respektuar për të gjithë”, është thënë nga Oda e Mjekëve të Kosovës në një postim në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Ndërron jetë Dr. Lumnije Shala- specialiste e Mjekësisë Familjare (në pension), e cila për dekada shërbeu në QKMF-në e komunës së Prishtinës.
Dr. Lumnjie Shala lindi në Mitrovicë, në vitin 1954, ndërsa ajo kreu studimet në degën për mjekësi familjare, në Fakultetin e mjekësisë dhe specializimin në fushën e mjekësisë së përgjithshme, në vitin 1988.
Ishte mjeke me vlera të larta humane, profesioniste e dalluar dhe e përkushtuar, gjithashtu kolege e respektuar për të gjithë.
Ngushëllime familjarëve dhe kolegëve!