Vdiq legjenda e futbollit Beckenbauer

Vdiq legjenda e futbollit Beckenbauer

Legjenda e futbollit Franz Beckenbauer ka vdekur të dielën në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e Beckenbauerit të hënën.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë i qetë të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, është thënë në njoftimin e familjes.

Beckenbauer u bë kampion bote si futbollist në vitin 1974, ndërsa fitoi titullin e botës edhe si trajner me Gjermaninë në vitin 1990. Kishte fituar katër tituj të Bundesligës me Bayernin, katër herë Kupën e Gjermanisë, tri herë Kupën e Evropës, një herë Kupën e Fituesve të Kupave. Mbrojtësi anësor gjerman kishte fituar Bundesligën edhe me Hamburgun.

Ai dy herë kishte fituar “Topin e Artë”, më 1972 dhe 1976.

Ai vlerësohet si një ndër futbollistët më të mirë në histori.

Beckenbauer së fundi kishte pasur probleme të shumta shëndetësore. Ishte operuar në zemër, po ashtu vuante nga Parkinsoni.

Related Articles