Vdiq vajza që u godit me veturë nga zyrtari policor në Pejë

Vdiq vajza që u godit me veturë nga zyrtari policor në Pejë

Zana Gjevukaj, vajza e re e cila ishte goditur nga një veturë e drejtuar nga një zyrtar policor në Pejë, në një aksident që ndodhi më 1 prill të këtij viti, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka bërë të ditur familja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ike shumë e re shpirt bardha jonë, shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe motra ime”, thuhet në njoftimin emocional të familjes.

Zana Gjevukaj kishte mbetur e lënduar rëndë si pasojë e aksidentit dhe prej atëherë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Related Articles