Sulmuesi Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcas për ta tejkaluar rekordin e golashënuesit më të mirë të klubit në La Liga, që e mbante Samuel Eto’o.
Me dy golat ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi shkoi në shifrën e 55 golave, një më shumë se Eto’o, kurse pas ndeshjes menjëherë ka shkuar në muzenë e klubit spanjoll.
Mallorca ka shpërndarë një video të Muriqit, i cili i vendos këpucët në muze të klubit.
“Këpucët historike shkojnë direkt në muzeun e RCD Mallorcas”, shkroi ndër të tjera klubi.
