Vedat Muriqi hero i Lazios, shpëton skuadrën nga humbja

Vedat Muriqi hero i Lazios, shpëton skuadrën nga humbja

Lazio nuk ka mundur të marrë  më shumë sesa një barazim më udhëtim në përballje me Torinon, sfidë kjo që u mbyll me rezultat 1:1.

Plotë pesë futbollistë shqiptarë ishin prezentë në këtë takim por që vetëm dy luajtën.

Hysaj titullar dhe Muriqi u aktivizua në minutën e 75-të, derisa Mërgim Vojvoda, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha ndeshjen e përcollën nga bankina.

Hero në këtë takim për Lazion ishte Vedat Muriqi i cili kur skuadra veçse ishte dorëzuar ai nxori një penallti në minutën e 90-të, për të realizuar nga pika e bardhë Immobile dhe për t;ia dhënë një pikë skuadrës laçiane.

Related Articles