Ylli i Kosovës Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin në La Liga, ndërsa ka shënuar dy gola ndaj Rayo Vallecanos.
Për vetëm katër minuta, Muriqi realizoi dy herë për t’i dhënë një epërsi të dyfishtë Mallorcas, që po vazhdon të luftojë për qëndrimin në kampionatin spanjoll.
Fillimisht, Muriqi u gjend në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer për ta zhbllokuar epërsinë (36’).
Kurse, pak më vonë përfitoi nga harkimi i Zito Luvumbo dhe me një goditje të saktë e mposhti sërish portierin mysafir për ta dyfishuar epërsinë (40’).
Vedat Muriqi kësisoj shkon në kuotën e 21 golave, vetëm dy mbrapa Kylian Mbappes që prinë në La Liga.
🚨 VEDAT MURIQI — THE REAL WEAPON ON SET PIECES!
🇪🇸 MALLORCA 1-0 RAYO VALLECANO pic.twitter.com/yakghfzIsz— KING OF GOALS (@KingUnited100) April 12, 2026
⚽️ Vedat Muriqi l’a encore fait (de nouveau). 2-0 pour Mallorca. pic.twitter.com/e0WLNQbdlM— LigActu 🇪🇸 (@LigActu) April 12, 2026
