Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Barcelonë, pasi dyshohet se kanë grabitur pesë shtëpi të ndryshme atje.
Ata i fshehën veglat dhe kostumet e tyre në një zonë të pyllit Montgat, ku gjithashtu hoqën qafe shumë xhevahire që nuk u interesonin, sipas mediave spanjolle.
Disa persona raportuan grabitje në shtëpitë e tyre dhe rezultat filloi një hetim me të cilin identifikuan një 47-vjeçar dhe një 29-vjeçar, të dy shqiptarë.
Duke parë kamerat e sigurisë së banesave, autoritetet kanë mundur të verifikojnë se ata kanë shkuar me një automjet dhe pasi kanë kryer grabitjet janë larguar në një zonë pyjore të Montgatit.