Presidentja Vjosa Osmani, ka shpërndar sot Kuvendin e Kosovës, proces ky për të cilin Osmani tha se “u detyrua”, pasi kuvendarët mbrëmë vendosën ta qojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja, raporton Gazeta Enigma.
Në një konferencë për media, ajo tha se çështja nuk është se a do të ketë zgjedhje, por “sa do të kenë sukses disa që t’i zvarrisin ato”.
“Kjo do të thotë se edhe nëse procesi do të vazhdonte tutje, rezultati kushtetues nuk do të ndryshonte. Ne kemi hyrë në një territor shumë të qartë juridik. Prandaj pyetja që do duhej bërë nuk është nëse do të ketë zgjedhje, por sa do të kenë sukses disa që t’i zvarrisin ato. Pra, pyetja është e vetme është se kur është data e zgjedhjeve. Qytetarët nuk kanë nevojë për vonesa të reja, kanë nevojë që të dëgjohet qartë zëri i tyre. Kanë nevojë për qartësi, për institucione që funksionojnë, për një politikë që nuk frikësohet nga përgjegjësia”.
“Jam plotësisht e vetëdijshme dhe e gatshme që ky dekret mund të kontestohet në gjykatën Kushtetuese, por mund të them hapur se nuk kam qenë kurrë më krenare sesa me këtë vendim. Jam shumë me qetë të përballem me një kontestim për veprim në mbrojtje të Kushtetutës, sesa me mosveprim kur rrezikohen themelet e saj”, deklaroi Osmani.
