Qeveria ka miratuar rritjen e pagës minimale në dy faza, shkruan Gazeta Enigma.
Siç njoftoi kryeministri Kurti kjo rritje, prek rreth 150 mijë punëtorë të këtij sektori.
“Përveç rritjes së pagave në sektorin publik, kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat, sepse nga Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve, kemi propozimin edhe për rritjen e pagës minimale, rritje kjo që do të ndikojë në rreth 150 mijë të punësuarve”, tha Kurti.
Pak më shumë detaje rreth rritjes dha Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i cili theksoi se se rritja do të bëhet në dy faza. 
“Nga janari i viti 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkohë nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro”.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											