Vendimi i Kushtetueses për Sebahate Morinën, IKD: E çuditshme sesi nuk reaguan krerët e shtetit

Vendimi i Kushtetueses për Sebahate Morinën, IKD: E çuditshme sesi nuk reaguan krerët e shtetit

Pas më shumë se një viti, Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 22 mars, ka dalë me vendim për të ndjerën Sebahate Morina, e cila ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

Në vendim thuhet se institucionet e Kosovës, respektivisht, Gjykata Themelore në Gjilan, Prokuroria Themelore në Gjilan, Stacioni Policor në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë dështuar ta mbrojnë jetën e të ndjerës Sebahate Morina.

Në lidhje me këtë, Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se është e çuditshme sesi nuk kanë reaguar akoma krerët e shtetit për këtë vendim që sipas saj ky vendim shënon një fitore të madhe kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore.

“Është shumë e çuditshme që nuk ka asnjë reagim të krerëve të shtetit për këtë aktgjykim sepse është e pamundur të mos dihet rëndësia e një aktgjykimi të tillë, dhe nuk duhet të lihen jashtë reagimet në veçanti kur shënohen raste të tilla kur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të një rëndësie kaq të madhe vendosin për situata kaq delikatë dhe kaq të rëndësishme”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.

Related Articles