Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për ndarjen e 100 eurove për pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit publik dhe privat, duke thënë se vendimi reflekton varëfërinë e politikave fiskale dhe sociale të Qeverisë për të mbrojtur standardin e jetës së familjeve.
Sipas tij kjo ndihmesë nuk e zgjidhë problemin e rritjes së çmimeve, madje ai thekson se kjo ndihmë nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi.
Ai thotë se duhet të merren masa më afatgjate, masa të cilat Hoti i pati propozuar që kur filloi të shfaqet kriza ekonomike.
“Nuk është dashur të rritet çmimi i energjisë. Duhet të indeksohen përfitimet pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike. Duhet të rriten subvencionet në bujqësi. Duhet të rritet paga minimale. Duhet konsideruar tërheqjen e një shume të kursimeve pensionale”, shkroi Hoti.