Dikur ishte një nga figurat e rëndësishme të PDK-së, kurse në zgjedhjet e fundit u përfshi sërish duke i dhënë mbështetje nipit të tij si kandidat për deputet.
Është ky Adem Grabovci i cili u pa shumë shpesh në fushatë duke u munduar ta çojë drejt kuvendit nipin e tij, Valon Grabovci.
Por duket se ky mision del të jetë i pamundshëm, pas parasysh faktin që fshati i tij i lindjes, Saradrani i Istogut i dha shumë pak vota PDK-së.
Fshati i lindjes së Adem Grabovcit i dha PDK-së vetëm 92 vota, apo vetëm 11.90% duke e renditur këtë parti si të katërtën.
Para PDK-së në fshatin e Adem Grabovcit dolën VV me 272 vota apo 35.19%, LDK me 232 vota apo 30.01% dhe AAK me 156 vota apo 20.18%.
