Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar ndaj situatës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) duke theksuar rolin e Dejona Mihalit në këtë institucion, që sipas saj, e ka burimin nga kryeministri Albin Kurti.
Ajo ka komentuar raportimet në media se Mihali po redakton komunikatat dhe vendimet në KEK, sipas disa bisedave të saj me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i akuzuar për korrupsion.
“Nga buron pushteti i Dejona Mihalit? Kush është ajo që dikton kur blihet rryma, kur shitet rryma, kur duhet të ndalet rryma, kush me kë duhet të flasë? Ajo nuk ka bazë elektoral në Kosovë, as fuqi politike. Në kuptimin ligjor, nuk është ministre, nuk është zëvendësministre, as drejtore e KEK-ut. Fuqia e saj buron vetëm nga kryeministri i vendit”, ka deklaruar Çitaku.
Ajo ka theksuar se, nëse Mihali do të kishte autoritet të vërtetë, Nagip Krasniqi nuk do të kishte nevojë t’i hapte telefonin.
“Unë iu garantoj që Nagip Krasniqi as nuk ia kishte hapë telefonin nëse zonja në fjalë është e veshur me pushtet nga Kurti”, ka deklaruar ajo.