Vendos Gjykata, Agim Ademit i caktohet masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë

Vendos Gjykata, Agim Ademit i caktohet masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i dyshuar për “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Është aprovuar kërkesa e prokurorisë. Ademit i është caktuar masa e “arrestit shtëpiak” për 30 ditë.” – ka thënë Gashi shkurtimisht.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, nën dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e FFK-së.

Kujtojmë se Ademi vetëm pak ditë më parë u lirua nga akuzat për një çështje që nuk kishte të bënte me rolin e tij në FFK.

Related Articles