Vendosja e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën – Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon duke shpërndarë njoftimin e Blinkenit

Vendosja e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën – Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon duke shpërndarë njoftimin e Blinkenit

Ambasada e SHBA-së në Serbi, ka shpërndarë njoftimin e sekretarit Antony Blinken, për bisedën telefonike që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, lidhur me situatën e tensionuar dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Blinken në telefonatën e tij me presidentin serb ka kërkuar që de-eskalim të menjëhershëm dhe ka thënë se autorët e sulmit terrorist që sot po mbahen në Serbi duhet të japin llogari.

“Sekretari i Shtetit Blinken: “Kam folur me presidentin Vuçiq me qëllim që të theksohet domosdoshmëria e një de-përshkallëzimi të menjëhershëm të tensioneve me Kosovën dhe të thirren në llogari përgjegjësit për sulmet e fundit të dhunshme. Theksova gjithashtu rëndësinë e zbatimit të plotë të detyrimeve të marrëveshjes së normalizimit në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Beograd.

Related Articles