Vërmicë: Policia gjen dhe i konfiskon 72 mijë vezë pa dokumentacion

Vërmicë: Policia gjen dhe i konfiskon 72 mijë vezë pa dokumentacion

Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë ka gjetur dhe ka konfiskuar 72 mijë vezë pa dokumentacionin përkatës, raporton Gazeta Enigma.

Ato gjendeshin në një automjet që drejtohej nga një person (shtetas i Shqipërisë).

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

TREGTI E NDALUAR

PKK Vërmicë 05.06.2021 – 08:00. Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, dhe gjatë kontrollimit në automjetin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 72.000 vezë pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Enigma/

Related Articles