Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare gjatë ekzaminimit të një automjeti në Vërmicë kanë kapur 17,950.00 euro të padeklaruara, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje nga Dogana kanë njoftuar se bëhet fjalë për 74 kartëmonedha nga 100 euro – që janë 7,400.00 euro si dhe 211 kartëmonedha nga 50 euro – në total janë 10,550.00 euro.
“Në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka bëre sekuestrimin e mjeteve derisa në përputhje me nenin 33.5 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), pales automatiksiht i është bërë konfiskimi i shumës prej 4,487.50 euro – që përfaqëson 25% të shumës totale të padeklaruar derisa edhe pjese tjetër mbahet deri ne perfundimin e procedurave hetimore”, thuhet në njodftimin e tyre. /Gazeta Enigma/