Vërshime edhe në fshatin Gllamnik të Podujevës

Vërshime edhe në fshatin Gllamnik të Podujevës

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që ishin prezentë gjatë gjithë natës mbrëmë dhe gjatë ditës së sotmë, në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevë, janë shkaktuar disa vërshime.

Në fotografi të këtij fshati shihet që uji u ka vërshuar banorëve të kësaj zone oborret e shtëpive të tyre.

Po ashtu lumi i fshatit shihet që ka dalë nga shtrati dhe si pasojë e kësaj kanë filluar edhe përmbytjet.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme ka pasur vërshime edhe në Drenasi, derisa kjo Komunë ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Infrastrukturës.

Related Articles