Kuvendi nis punimet me një minutë heshtje për senatorin Bob Dole

Kuvendi nis punimet me një minutë heshtje për senatorin Bob Dole

Pas pauzës disa ditore, Kuvendi i Kosovës sot filloi punimet, me një minutë heshtje për vdekjen e senatorit, Bob Dole, shkrun Gazeta “Enigma”

Duke bërë thirrje për një minutë heshtje në nderë të veprimtarisë së Dole, kryeparlamentari Konjufca, përmendi kontributin e tij në pavarësinë e Kosovës.

“Kontributi i tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk do të harrohet kurrë, u preftë në paqe miku i madh i Kosovës, Bob Dole”, tha Konjufca.

Ish senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, vdiq të dielën në moshën 98 vjeçare.



Gruaja e tij, Elizabeth Dole, e postoi njoftimin të dielën në Tëitter, duke theksuar se ai vdiq në gjumë. Ai i ka shërbyer Amerikës për 79 vjet me radhë”, shkroi ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles