Vërshime në disa fshtatra të Gjilanit, Haziri ka një apel për qytetarët

Vërshime në disa fshtatra të Gjilanit, Haziri ka një apel për qytetarët

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se mbrëmë kanë nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtarë të një familje në Pogragjë, të cilët rrezikoheshin nga vërshimet e mëdha, raporton Gazeta Enigma.



Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka kërkuar nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

“Edhe njëherë, kërkoj nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, ka shkruar Haziri.

Një bravo e madhe për Shtabin Emergjent të Gjilanit. Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ekipet tona kanë nxjerrë nga…Posted by Lutfi Haziri on Thursday, May 27, 2021

Related Articles