Vërshimet në Dragash, kryeministri Kurti viziton komunën

Vërshimet në Dragash, kryeministri Kurti viziton komunën

Kryeministri i vendit, Albin Kurit, e ka vizituar komunën e Dragashit dhe fshatin Kuk, pas vërshimeve të djeshme.

Kurti tha se vërshimet e djeshme nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe të infrastrukturës publike, për çka tha se nevojitet ndërhyrje urgjente.

“Megjithëkëtë, fatmirësisht nuk ka as të lënduar e as viktima. Me Komisionin vlerësues i cili po inspekton e analizon masën e dëmeve, po shohim se çfarë mund të riparojmë e rindërtojmë dhe të kontribuojmë nga niveli qendror”.

“Falënderoj institucionet e shtetit për angazhimin e deritanishëm dhe Kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin për mikpritjen e tij sot dhe bashkëpunimin me ministrin Elbert Krasniqi”, shkroi Kurti.

Më tej, ai tha se qeveria është pranë komunës dhe qytetarëve për ta kaluar bashkë, sa më shpetj e sa më lehtë këtë situatë.

Related Articles